Skip to content

Aksidenti i rëndë/ Dy vajza 20 dhe 23 ndërruan jetë. Ja si është gjendja e vajzës së 3-ë

Dy vajza, njëra 23 vjeçare dhe tjetra rreth 20 vjeçare kanë vdekur nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.

Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar edhe policia edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Ndërkohë që në veturë ka qenë edhe një vajzë e moshës 20 vjeçare, e cila është dërguar në QKUK.

Emini tha tutje se ajo ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale, dhe pas ndihmës së dhënë është dërguar ne QKUK per trajtim te mëtejmë.

Related article  Shkoi në pushime me vajzën dhe burrin e saj, por vjehrra kthehet shtatzënë me ...

“Ne spital është sjellur një person i gjinisë femër rreth te njëzetave ( s’kemi të dhenë per identitetin), pa shenja jete si dhe një person tjetër i gjinisë femër me iniciale A.B v.l 2004 e cila ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale.

E njëjta pas ndihmës se dhëne ne spital, është dërguar ne QKUK per trajtim te mëtejme”, ka thënë Emini.

Related article  Vjen lajmi fantastik për Fatos Nanon, spitali zbulon cfare po i ndodh trupit të tij

Lajmin për aksidentin e kishte konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Related article  “Data 25 është një ditë e vështirë”, astrologia paralajmëron këto shenja të Horoskopit për fundjavën dhe javën e ardhshme

Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë ka thënë Hashani.

 

Published inLajme