Skip to content

Aksidenti ajror në Washington me 64 viktima, New York Times zbulon detaje! Dyshime për…

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin ajror në Washington D.C, që u mori jetën 64 personave. Sipas mediave të huaja trafiku ajror po kontrollohej vetëm nga një person kur ndodhi përplasja mes avionit dhe helikopterit.

Një hetim paraprak nga Autoriteti Federal i Aviacionit ka përcaktuar se kontrolli i trafikut ajror në Aeroportin Kombëtar, Ronald Reagan kishte mungesë të personelit në kohën e përplasjes së helikopterit me aeroplanin në Washington D.C.

Një raport nga New York Times, zbuloi se një kontrollues i vetëm i trafikut ajror po kontrollonte uljet, nisjet dhe komunikimet me helikopterë në afërsi të aeroportit.

Related article  Eni Çobani shokohet: A jeni burra ju a jo, përcolle nusen, si...

Një punë e tillë zakonisht bëhet nga dy kontrollorë të trafikut ajror, të cilët mund të transmetonin informacione të fluturimit ndërmjet avionëve dhe helikopterëve.

Related article  Demokratët në zi, ndërron jetë politikani i njohur

Objektet e trafikut ajror, përfshirë atë në aeroportin e Uashingtonit, kanë vuajtur nga mungesa kronike e stafit për disa kohë.

Një raport për Kongresin vitin e kaluar zbuloi se aeroporti kishte vetëm 19 kontrollues të certifikuar në vitin 2023, ndërsa objektivi ishte 30.

Published inLajme