Skip to content

Aksident tragjik në Fushë-Prezë, humbin jetën 4 të rinj pas përplasjes me betonieren

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në zonën e Fushë-Prezës, ku përplasja fatale mes një betonierje dhe një automjeti tip “Mercedes Benz” i ka marrë jetën katër të rinjve.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 23:50, kur një betoniere u përplas me automjetin ku udhëtonin të rinjtë.

Përplasja e fuqishme shkaktoi shpërthimin e mjetit “Mercedes Benz” në flakë.

Viktimat janë identifikuar si:

  • E. L., 25 vjeç (shoferi i makinës)
  • E. L., 20 vjeç (pasagjer)
  • EK, 24 vjeç (pasagjer)
  • A,L 22 vjeç (pasagjer)

Shoferi i betonieres, shtetasi A. K., 24 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes, duke braktisur mjetin. Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta shoqërojë atë në komisariat për të dhënë deklaratën e tij mbi ngjarjen.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë, ndërsa ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe familjarët e viktimave.

 

Published inLajme