Një ngjarje tragjikë ka ndodhur në Gjirokastë pak më parë ka bërë me dije policia, ku një makinë ushtrie është përplasut me një makinë tjetër dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volksëagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.