Skip to content

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir, 5 të plagosur

Dy persona, nënë e bir kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.

Related article  Publikohen pamjet e fundit të Eglit brenda BBV: Jam shumë...(VIDEO)

Policia tha se furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Related article  Genta Ismajlin nuk do ta njihni – çfarë po ndodh me këngëtaren? (Foto)

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Marrje mendsh dhe humbje e ekuilibrit, cilat sëmundje paralajmërojnë?
Published inLajme