Skip to content

Aksident i rëndë në Komsi, Burrel/ Ndërron jetë 41-vjeçari. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Komsi-Burrel mbrëmjen e sotme ku një 41 vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e quajtur “lapidari” nga banonrët e zonës.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se ai është Eduart Bardhi, 41 vjeç.

Policia bën me dije se mbrëmje e sotme shtetasi Eduart Bardhi rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

Published inLajme