Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lezhë, ku një 10-vjeçar është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Myltës, ku një mjet tip “Ford” ka goditur të miturin. Menjëherë pas aksidentit, i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

