Skip to content

Aksident fatal, humbin jetën dy persona – Emrat

Bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur dje në autostradën Levan-Vlorë është rënduar, duke shkuar në dy viktima. Artan Muho ka ndërruar jetë në spital rreth orës 01:00 të mëngjesit, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra. Ai ishte pasagjer në automjetin që u përfshi në aksident.

Related article  Lëvizje të PAPRITURA në kabinetin e Ramës, shkarkohen nga detyra…

Detajet e ngjarjes

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:15 në afërsi të fshatit Panaja. Sipas hetimeve, një automjet tip “Dacia” me drejtuese shtetasen italiane Angela Tanzillo, 28 vjeçe, goditi nga pas kamionçinën e drejtuar nga Alfred Hasani, 62 vjeç. Nga goditja, kamionçina doli nga rruga dhe u përmbys.

Related article  Ky reagim nuk pritej/ Familja e Jozit i kthen përgjigje ‘krushkut’, ja cfarë i thanë babait të Loredanës (Video)

Fatkeqësisht, drejtuesi i kamionçinës, Alfred Hasani, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri Artan Muho u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë disa orë më vonë. Autorja e aksidentit, Angela Tanzillo, u shoqërua në komisariat dhe pritet të ndalohet për akuzën e shkaktimit të vdekjes nga pakujdesia.

Related article  SHIFRA E CMENDUR?! Zbulohet sa kushtojnë syzet e reja të kryeministrit, do habiteni
Published inShowbizz