Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Efi Dhedhes ka reaguar për situatën e Egli Takos përmes një mesazhi, duke bërë thirrje për më shumë empati dhe dashuri. Ajo e nisi mesazhin e saj duke theksuar se është e vetëdijshme për faktin që, duke qenë personazh publik, komentet dhe opinionet janë të pashmangshme, por apeloi që mënyra e shprehjes së tyre të jetë më e kujdesshme.
“Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër,” – shkroi Efi, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes dhe jo të gjykimit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.