Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë.
Sipas një deklarate zyrtare të lexuar nga sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, Trump, 79 vjeç, iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë pasi kishte vërejtur ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme.
Mjeku i presidentit, kapiten Sean Barbabella, sqaroi në një shënim se “ekografia Doppler e kryer në këmbë zbuloi pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e shpeshtë tek personat mbi 70 vjeç, që ndodh kur valvulat në venat e këmbëve nuk mbyllen siç duhet dhe lejojnë gjakun të grumbullohet”.
Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim. “Nuk u konstatua trombozë e thellë venoze apo probleme me arteriet. Testet laboratorike dhe ekokardiograma rezultuan brenda normës, pa shenja të dëmtimit të zemrës, veshkave apo sëmundjeve sistemike”, theksoi Leavitt.
Pamjaftueshmëria venoze është një problem që prek rreth 150 mijë njerëz çdo vit vetëm në SHBA, dhe simptomat përfshijnë ënjtje, dhimbje, ndryshime të lëkurës apo vena me variçe. Zakonisht menaxhohet me trajtim mjekësor ose procedura të specializuara, në varësi të fazës së gjendjes. (VAZHDO LEXIMIN E LAJMIT DHE SHIKO VIDEON KETU)
