Skip to content

PAMJE TRONDITESE! Ergys Agasi leviz me Edi Ramen me eskorte, i shoqeruar nga policia, dalin faktet tronditese pse nuk…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e eskortës së kryeministrit Edi Rama dhe thotë se makinat që qëndrojnë në radhë pas tij, janë të Ergys Agasit dhe truprojave, të cilët ashtu si Rama shoqërohen me efektivë të Policisë së Shtetit.

Në video, dallohet qartësisht makina Mercedes Benz S Class me të cilën lëviz kryeministri Edi Rama, ndërkohë që makina e pestë dhe e gjashtë në radhë, janë sipas tij Ergys Agasi dhe truprojat e tij.

Related article  Ngjarje tronditese në Ksamil, Dy turiste belge ngacmojne s-ksualisht 15-vjeçarin! I gjuajta me gurë se donin te me...

Bëhet fjalë për dy furoristrada të markës “Land Rover”, njëra është model “Range Rover” e cila pretendohet se është e Ergys Agasit dhe pas saj, fuoristrada “Defender” e truprojave të tij. Të dyja mjetet kanë të njëjtën targë “GG444AA”.

“Doktor kjo video eshte bere kete vit ne Tirane. Eshte eskorta e Edi Rames ku makina e dyte eshte makina zyrtare e kryeministrit dhe nderkohe bashke me te leviz edhe Ergys Agasi me makinen e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhe, ngjyre vishnje, eshte makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjeter pas tij e fundit ne rradhe eshte makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targe GG 444 AA e modelit Defender

Related article  Moti në vijim, parashikimi i frikshëm i sinoptikanes

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe nderkohe kur takonte Ramen, e shoqeronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskorten e kryeministrit Keto te dyja jane makinat e ergys agasit te cilat shfaqen dhe ne fund te videos qe te nisa doktor”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital, publikuar nga Sali Berisha.

Related article  E BUJSHME/ Ish-presidenti Barack Obama TRADHTON GRUAN me aktoren e njohur!

Sali Berisha nxjerr VIDEON: Ergys Agasi me eskortën e Edi Ramës,

Published inShowbizz