Skip to content

A po shkojmë drejt katastrofës?! Shifrat zbulojnë realitetin e frikshëm në Shqipëri

Numri i foshnjave që kanë përfituar nga bonusi i qeverisë për periudhën janar-prill 2025 ka shënuar një ulje të konsiderueshme, duke vijuar tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6,940 lindje për periudhën katërmujore janar-prill.

Krahasimisht, gjatë vitit 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh, u realizuan 27% e pagesave për 8,672 lindje. Nga këto, 6,985 përfitues të bonusit ishin për lindjet brenda vendit, ndërsa 1,687 bebe përfituese, ose 20% e totalit, kishin lindur jashtë Shqipërisë. Rënia e numrit të bebeve të lindura brenda vendit që kanë përfituar nga bonusi për periudhën janar-prill 2025 është rreth 1% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Related article  E fundit! Gjatë gërmimeve u gjet nje

Të dhënat tregojnë një trend të qartë në rënie të numrit të bebeve përfituese që kanë lindur brenda vendit. Gjatë periudhës janar-prill 2023, fondi i bonusit të bebes mbuloi pagesat për 11,707 lindje brenda vendit, ndërsa 5,107 prej tyre ishin për lindjet jashtë vendit. Në total, numri i përfituesve ra me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rreth 43% e përfituesve në vitin 2023 rezultuan të kishin lindur jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit në rang vendi, numri i lindjeve ishte 4,662. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i lindjeve ka shënuar një rënie të ndjeshme prej rreth 23%.

Përfitimi nga bonusi i bebes edhe për fëmijët e lindur jashtë vendit, me një masë 20 deri 50% të fondit total, ishte një fenomen i qëndrueshëm që nga nisja e programit në vitin 2019. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vitet 2019–2022 u shpërndanë 11,5 miliardë lekë për 161,943 bebe përfituese, nga të cilët rreth 33% kishin lindur jashtë Shqipërisë.

Related article  E PAPRITUR, Jozi provokon serish Gjestin me urimin e vecante per ditelindje

Bonusi i bebes, i cili ofron një çek me vlerë deri në 120,000 lekë për lindjen e fëmijës, deri në fund të vitit 2023 është përfituar edhe nga familjet shqiptare që jetonin jashtë vendit, me kusht që fëmija të regjistrohej në Shqipëri. Por për shkak të përqindjes së lartë të përfituesve jashtë vendit dhe kufizimeve buxhetore, në maj të vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë propozoi ndryshime ligjore për të përjashtuar nga përfitimi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Ndryshimet në ligjin nr. 57/2019, “për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, hynë në fuqi në nëntor 2023. Më pas, në muajin dhjetor 2023, me ndryshimet e miratuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM), qeveria vendosi edhe një kusht të ri, sipas të cilit njëri prej prindërve ose të dy prindërit duhet të kenë jetuar të paktën 180 ditë (gati 6 muaj) brenda Shqipërisë gjatë vitit para se të lindë fëmija, me qëllim përfitimin e bonusit. Të dhënat për këtë kusht do të verifikoheshin nëpërmjet sistemit TIMS, i cili regjistron hyrjet dhe daljet nga Shqipëria nëpërmjet kufirit. Prindi gjithashtu duhet të plotësojë një formular vetëdeklarimi ku shkruan që jeton në Shqipëri.

Related article  LAJM I FUNDIT! Berisha paralajmëron trazira: Së shpejti...

Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të muajit maj kishte njoftuar se bonusi i bebes do të zëvendësohet me një skemë të re pagesash të menjëhershme sipas numrit të fëmijëve për periudha 2, 3 apo 5 vjeçare, duke lënë të kuptohet se skema aktuale mund të ketë ndryshuar ose do të ndryshojë së shpejti. Të dhënat e ulëta të përfituesve në fillim të vitit 2025 duket se reflektojnë efektin e këtyre ndryshimeve ligjore dhe kufizimeve të reja të vendosura nga qeveria.

Published inLajme