Skip to content

A ia ‘drodhi’ Limi? Alba bën deklaratën e pazakontë! Me VIDEO

Çifti i njohur i krijuar në spektaklin “Ferma VIP2”, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, kanë vazhduar të jenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave pas përfundimit të aventurës së tyre në reality show-n. Dyshja vendosi të thellojë njohjen e tyre edhe jashtë kamerave të “Fermës”.

Fillimisht, u duk sikur marrëdhënia po ecte mirë, por së shpejti në rrjet qarkulloi lajmi i një “tradhtie” të Lim Hotit ndaj Alba Pollozhanit. Ky thashethem u përhap pas një postimi të këngëtarit në profilin e tij në rrjetet sociale, ku ai ndau një foto të një vajze thuajse të zhve shur në “story” gjatë një mbrëmjeje kur Alba ishte e ftuar në emision.

Related article  "U martuam dhe pas 1 viti më la"/ Rrëfimi i 38-vjeçares britanike: Si më përdori shqiptari vetëm për "letrat"!

Kjo ngjarje ngjalli spekulime të shumta për një ndarje të mundshme mes çiftit. Megjithatë, duket se Alba Pollozhani ka vendosur të mos i japë fund lidhjes.

Së fundmi, gjatë një bisede online me ndjekësit e saj, Alba u pyet në lidhje me mundësinë e faljes së tradhtisë. Përgjigja e saj befasoi shumë ndjekës. Ajo u shpreh se beson se të gjithë meshkujt tradhëtojnë dhe se kjo është një realitet i pandryshueshëm. Më tej, Alba shtoi se do të ishte e gatshme të falte tradhtinë e një mashkulli që e mbështet fizikisht, materialisht dhe shpirtërisht.

Related article  Alketa Vejsiu në ditë të vështira? Ja cfare i eshte zbuluar burrit milioner qe rrezikon burgun

Nga këto deklarata, duket qartë se Alba e ka falur Lim Hotin dhe dyshja po vazhdojnë romancën e tyre. Alba u shpreh: “Të gjithë meshkujt meshkujt të tradhëtojnë. Matematikë shumë e thjeshtë, më mirë të të tradhëtojë një mashkull i cili fizikisht, shpirtërisht, materialisht të përkrah apo një mashkull i cili fizikisht, shpirtërisht e materialisht nuk të përkrah?! Kjo është shumë e thjeshtë. Në mesin e dy grupeve të meshkujve, përkrahës dhe jopërkrahës, të dy grupet tradhëtojnë. Ti duhet të dish për kë ia vlen të sakrifikosh e të bësh një sy qorr”. Kjo deklaratë e Albës ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke hapur debatin mbi faljen dhe marrëdhëniet në çift.

Related article  Tragjike, rrezohet avioni shperthen sa bie ne toke, humbin jeten te gjithe pasagjeret(FOTO)
Published inLajmeShowbizz