Skip to content

A duhet të trembemi nga tërmetet, flet sizmologu: Ja çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente

Aktivitetet sizmike në vendin tonë vijojnë me intensitet. Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar kanë goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm, e premte 27 qershor.

Sipas të dhënave sizmiologjike të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti i parë është regjistruar në orën 08:59 me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte lokalizuar në zonën e Fushë-Krujës, me një thellësi prej 19.3 kilometrash.

Vetëm pak minuta më vonë, në orën 09:04, një tjetër lëkundje sizmike u ndje në vend, kësaj here me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në zonën e Zall Herrit në Tiranë, me një thellësi fokale prej 15 kilometrash.

Related article  Shpërthim i fuqishëm në pikën e karburantit, mbi 20 të lënduar – Detajet e para (VIDEO-FOTO)

Sizmologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka sqaruar se tërmetet e sotëm janë një vazhdimësi e aktivitetit sizmik që nisi para tre ditësh, më 24 qershor, kur u regjistrua një lëkundje më e fortë me magnitudë 4.4. Ai shprehet se ky aktivitet sizmik është i pritshëm të zgjasë deri në një muaj, shoqëruar edhe nga pasgoditje të tjera.

“Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty,” ka deklaruar sizmiologu Dushi.

Related article  LAJMI I FUNDIT - Ngjarje tragjike ne vend, ka viktima dhe disa te plagosur

Ai ka shtuar se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, bazuar në informacionet që IGJEUM ka në dispozicion. Dushi thekson se nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve kanë qenë të papërfillshëm.

Duke iu drejtuar qytetarëve, sizmiologu Edmond Dushi ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe për të qenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione nga mediat dhe zyrtarët e emergjencave civile.

Related article  Ngjarje e rëndë, gjenden 32 trupa të pajetë të copëtuar

“Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen,” ka përfunduar ai.

Published inLajme