Skip to content

A do të ketë reshje? Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot të qëndrueshëm dhe me diell për ditën e martë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Parashikohet mot i kthjellët, me vranësira kalimtare të pakta deri mesatare, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Vranësira më të dendura priten vetëm në zonat malore në lindje.

Temperaturat dhe era

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12°C në Dibër deri në 20°C në Tiranë, ndërsa maksimalet priten të arrijnë deri në 30°C në qytete si Shkodër, Elbasan, Berat dhe Tiranë.

Related article  Fqinjët u ankuan në polici për një bebe që qante pa pushim, ajo çfarë gjetën i shtangu

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 5 m/s, me drejtim verilindje-veriperëndim, ndërsa në luginat dhe bregdetin do të arrijë deri në 10 m/s. Për pasojë, valëzimi në dete do të jetë i ulët, i forcës 1-2 ballë.

Related article  Parashqevi Simaku del nga spitali, ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare (FOTOT)

Ja një pasqyrë e detajuar e temperaturave për qytetet kryesore:

Qyteti Temperaturat (°C) Moti
Shkodër 19/30 Diell me re
Kukës 13/27 Diell me re
Lezhë 17/30 Diell me re
Dibër 12/27 Diell me re
Durrës 18/29 Diell me pak re
Tiranë 20/30 Diell me pak re
Elbasan 16/30 Diell me pak re
Berat 15/30 Diell me re
Vlorë 19/29 Diell me re
Korçë 14/26 Diell me re
Gjirokastër 14/30 Diell me pak re
Sarandë 19/28 Diell me re
Related article  “Me Gilin, jo”/ Do të futet në “BBV4”? Redon Berani: Pëlqimi për Eglin është real
Published inShowbizz