Në Berlin u mbajt sot konferenca në prag të hapjes së Panairit më të madh ndërkombëtar të botës së turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Amerikën.
Related article Si i mori mbi 18 mijë vota? Sara Mile e famshme habit me deklaratën: Mu bashkuan ...
“Nga ana tjetër kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe që do të vijnë, jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë. Së shpejti do të kemi Qatar Airways, po kështu kemi dhe fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite, kështu që pak a shumë kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra”, tha Rama.
Rama nënvizoi po ashtu se çmimet në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës janë shumë të lira.