Skip to content

Valbona e pranon më në fund: “Jam ish e dashura e Jozit”— si reagoi Loredana

Në këtë edicion të Big Brother, një nga temat më të diskutuara ka qenë raporti mes Valbonës dhe Jozit.

Sjellja e tyre e afërt ka ngjallur dyshime mes banorëve dhe publikut, duke bërë që shumë të spekulojnë nëse mes tyre ka diçka më shumë se një miqësi.

Related article  Shtrenjtohet frikshëm çmimi i paketave të cigareve, ja sa do të paguajnë tani e mbrapa në Shqipëri

Pas rikthimit të Jozit në shtëpi, dinamika mes tij dhe Loredanës ka ndryshuar ndjeshëm. Dyshja duket se është distancuar, ndërsa Jozi është afruar me Valbonën, e cila madje e mbështet kokën mbi supet e tij edhe në praninë e Loredanës.

Ndërsa ata kanë pohuar se thjesht ndajnë një shoqëri të ngushtë, shumë komentues dhe gazetarë kanë dyshuar për një të kaluar romantike mes tyre.

Related article  Rama 'kercenon' Dumanin..., SPAK i godet direkt qarkun qe u kthye permbys per PS

Këto dyshime u konfirmuan mbrëmjen e sotme, kur Valbona pranoi hapur se ata kanë qenë më parë në një lidhje. “Jemi ish të dashur, sot jemi shokë…” – tha ajo, ndërsa ishin të pranishëm Jozi dhe Loredana.

Related article  E rëndë në Fier, ndërron jetë në lokal një person. Dyshimet e para

Loredana e priti këtë deklaratë me qetësi, duke treguar se gjithmonë kishte pasur dyshimet e saj.

Nga ana tjetër, Jozi komentoi se mes tij dhe Valbonës nuk mund të ketë më asgjë dhe se për të nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur në të shkuarën.

Published inLajme