Skip to content

Tifozat Kuq e Zi festojnë 21-vjetorin e themelimit, zgjedhin Strugën për të festuar

Tifozat Kuq e Zi mbushin plot 21-vite që nga dita që janë themeluar këtë dhjetor. Ata kanë zgjedhur që këta festime t’I zhvillojnë në qytetin shqiptar të Strugës.

TKZ gjithashtu ka bërë edhe një vizitë ditën e djeshme në bibliotekën Linkest, e para dhe e vetmja bibliotekë shqiptare e hapur në këtë qytet, falë iniciativës së Emira Selimit nga Shkupi. Ata shprehen të gatshëm që të ofrojnë mbështetje për të forcuar më tej këtë kauzë.

Related article  Alarm "lufte"! Droni rus shpërthen mbi anijen turke – ja pamjet që po shokojnë rrjetin

21 vjet në ruajtjen e traditës kombëtare! 🇦🇱

Si çdo vit, grupimi ynë u mblodh këtë fundjavë për të festuar përvjetorin e themelimit! Këtë herë, mikpritëse e festimeve ishte Struga, qyteti i shqiptarëve!

Festimet nisën me një vizitë në Manastir, qytetin historik të alfabetit. Atje vizituam Bibliotekën Linkest, e para dhe e vetmja bibliotekë shqiptare e hapur në këtë qytet, falë iniciativës së Emira Selimit nga Shkupi. Diskutuam për sfidat që has kjo nismë dhe u zotuam të ofrojmë mbështetjen tonë për të forcuar më tej këtë kauzë.

Related article  Tërmeti fuqishëm trondit vendin. Magnitda 6 ballë e shkallës rihter, ja ku ishte epiqendra

Pas vizitës në bibliotekë, vazhduam drejt Muzeut të Kongresit të Alfabetit, duke rikujtuar historinë dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje për kombin tonë.

Në mbrëmje, të dy anët e Drinit të Zi u ngjyrosën kuq e zi duke krijuar një spektakël unik.

Sot, aktivitetet kulmuan me një ndeshje miqësore midis ekipit të Tifozave Kuq e Zi dhe ekipit kampion të FC Struga, e zhvilluar në stadiumin e qytetit. Në fund të ndeshjes, i ndamë çmimin “O sa mirë me qenë Shqiptar!” presidentit të ekipit të FC Struga, në shenjë mirënjohjeje për promovimin dhe fuqizimin e sportit shqiptar.

Related article  Çfarë tregojnë datat e lindjes për partnerët tuaj, sipas astrologëve

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Published inLajme