Skip to content

E fundit/ Aksidentohen me makine dy ish-banoret e Big Brother Vip (DALIN FOTOT)

Aktorja e njohur, Gresa Gashi dhe miku i saj Vullnet Krasniqi, kanë përjetuar një aksident me makinë, por ndryshe nga ç’pritej, dyshja e ka pritur situatën me shumë humor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gresa, e cila publikoi një video në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet pas aksidentit.

Related article  Kinemaja ne ZI, vdes regjisori i njohur i shume filmave te famshem, s’kishte treguar qe...

Me stilin e saj karakteristik plot pozitivitet, ajo e komentoi ngjarjen me ironi, duke thënë: “Dolem të pimë kafe dhe përfunduam ja…” – ndërsa në video shfaqet makina e dëmtuar.

Në një moment tjetër, Vullneti shfaqet duke treguar makinën e dëmtuar, duke e bërë situatën edhe më komike.

Related article  E rende! Vdes 47 vjecari, arsyeja eshte e dhimbshme

Kjo e shtyu Gresën të shpërthente në të qeshura, duke treguar edhe një herë natyrën e saj të hareshme.

Më tej, ajo sqaroi: “Kemi bërë aksident, jemi duke shkuar në stacionin e policisë. Unë jam pak e tronditur sepse ishte nga ana ime, por Vullneti është mire”.

Pavarësisht situatës, dyshja u shfaq e qetë dhe në humor të mirë, duke e kthyer edhe këtë moment të sikletshëm në një episod të lehtë dhe argëtues për ndjekësit e tyre.

Related article  A je e v*rgjër? U futa në dhomë ai tha nëse ti ke pasur tjetër unë do të të... Historia prëkese te Arditi

Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime serioze dhe aksidenti mbeti vetëm një situatë e pakëndshme, por e menaxhuar me sportivitet. /Telegrafi/

Published inLajme