Skip to content

Fituesit e primareve do të jenë në listat e sigurta? Berisha: Gara nuk u bë për këtë qëllim, por…!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se procesi i primareve nuk është organizuar për të siguruar vende në listat e sigurta, por theksoi se ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë deputetë në Kuvend.

Related article  Doli lajmi se po ndahet nga vëllai i Belinda Ballukut! Neda bën reagimin e papritur! Dicka e madhe...

Ai shpjegoi se përpilimi i listave të mbyllura do të bazohet në këtë kriter kryesor, ndërsa pranoi se faktorë të tjerë, si aleatët, do të ndikojnë gjithashtu në përpilimin e listave.

Berisha siguroi se kuotat për gratë dhe të rinjtë do të respektohen në këtë proces.

Related article  Ndahet nga jeta aktori i njohur

“Kjo garë nuk u bë për të qenë në listat e sigurta. Ai që merr më shumë vota do jetë deputet në Kuvend. Në përpilimin e listave të mbyllura ky është një kriter kryesor.

Related article  I riu bie nga kati i lartë i Grand Hotel, vëllai shpërthen në lot ( Video )

Ka edhe faktorë të tjerë si aleatët aty. Por po, ky do të jetë kriter. Kuotat ama do të respektohen”, tha Berisha.

Published inLajme