Skip to content

“Big Brother” ia hoqi, biznesmeni vendos t’i japë Gjestit plot 50 mijë euro

Njëri nga avokatët më të njohur në Kosovë dhe një biznesmen i suksesshëm, Ardi Shita, ka dhënë një lajm të mirë për konkurrentin e Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi – Gjesti.

Shita ka njoftuar se kompania e tij, përmes projektit Evergreen Valleys, është zotuar që nëse Gjesti fiton BBVA, do t’i paguajë shumën prej 50 mijë eurosh, të cilën ai e humbi si pasojë e dënimit për kapërcimin e murit të shtëpisë.

Related article  Fansi kalon limitet, momenti kur Dua Lipa ia kthen në "Sunny Hill Festival"

Përveç kësaj, surpriza nuk përfundon këtu. Gjesti do të ketë mundësinë të zgjedhë një familje në nevojë, e cila do të përfitojë gjithashtu 50 mijë euro nga kompania.

Related article  E rëndë! Pas një feste familjare, 34 vjeçarja shtatzënë vret veten

Në një postim publik, kompania Eagle Capital, e cila qëndron pas projektit Evergreen Valleys, ka konfirmuar këtë angazhim:

-50,000 euro do të paguhen për Gjestin si mbulim i shumës së zbritur nga Top Channel.

Related article  'Mua gishtin mos ma drejto', VIDEO- Plas keq mes Manjanit dhe gazetarit: Merre fute ku të duash, s’ka personale me mua

-50,000 euro të tjera do të dhurohen për një kauzë bamirësie të zgjedhur nga vetë Gjesti.

Ky gjest ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe ndjekësit e BBVA, duke u vlerësuar si një akt solidariteti dhe mbështetje për artin dhe humanizmin.

 

Published inLajme