Skip to content

Ja kush është femra e vetme që fitojë primaret e PD-së në rang qarku

Procesi i Primareve ka ulur siparin në qarkun e Vlorës. Pas fushatës dhe procesit të votimit mes 13 kandidatëve, tashmë kanë dalë dhe rezultatet. Ina Zhupa deputetja e cila përfaqëson zonat Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol ka marrë më shumë vota.

Deputetja Zhupa e cila ka denoncuar koncesionin e Butrintit dhe ka ngritur zërin për  trashëgiminë kulturore ka fituar besimin e anëtarësisë së qarkut, duke u renditur e para.  Totali votave në rang qarku është 2584, ku Zhupa ka arritur të fitojë 765 të tilla.

Related article  Fjalët e fundit të babait hero që u shua duke ndihmuar familjen e tij të shpëtonte nga përmbytjet

Votat në qarkun Vlorë

1- Ina Zhupa 765 vota

2- Atird Hoxha 488 vota

3- Manjola Nikollo 402 vota

4- Alta Haluci 188 vota

Related article  Deklarata e fortë nga gazetarja, Jozi dhe Valbona kanë qenë të lidhur

5- Dashamir Tahiri 133 vota

6- Nada Daullja 130 vota

7- Afroviti Dhimojani 110 vota

8- Nikola Kedhi 103 vota

9- Mario Runa 70 vota

10- Skerdjan Dhuli 47 vota

11- Piro Ahmetaj 46 vota

12- Liljana Emazi 39 vota

13- Vladimir Rizvani 8 vota

Ndërkohë në qarkun e Vlorës 55 vota të kanë rezultuar të pavlefshme. Ky rezultat tregon se demokratët e Vlorës kërkojnë të përfaqësohen në Kuvend nga Ina Zhupa.

Related article  Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të MAHNITSHME

Tashmë është në dorë të Kryesisë së Partisë Demokratike për të vendosur se cilët kandidatë do të jenë në listë për të përfaqësuar qytetarët për 4 vitet e ardhshme.

 

Published inLajme