Skip to content

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatilit, dyshohet për…

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasditen e kësaj të diele në lagjen Dragodan të Prishtinës në Kosovë.

Mediat kosovare raportojnë se viktima është 42-vjeçari Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Viktor Palokaj i njohur me emrin e artit si Unikkatil.

Related article  Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Prishtinës, teksa ende nuk dihen rrethanat.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.” – njofton Policia.

Related article  Pacienti hidhet nga ndërtesa e spitalit të Sanatoriumit në Tiranë, ndërron jetë

 

Published inLajme