Skip to content

Primaret në PD/ Përfundon numërimi i votave në shumicën e qarqeve, kush janë më të votuarit?

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve për Primaret e PD. Në qarkun e Fierit në listën me 22 kandidatë, më i votuar ka dalë ish-kandidati për kryetar Bashkie, Eduart Sharka me 795 vota, më pas deputeti aktual Luan Baçi renditet i dyti me 677 vota, e ndjekur nga Elisabeta Redhi me 492 vota dhe Saimir Korreshi me 477 vota.

Related article  Albin Kurti shpall fitoren në zgjedhjet e Kosovës: Koalicion qeverisës me...

Në qarkun e Durrësit nga 37 emra në listë, më të votuar kanë dalë Igli Cara i pari me 622 vota, i ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota dhe Aulon Kalaja me 296 vota. Më pas renditen Dritan Burgija dhe Luan Hoti.

Related article  4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Në Qarkun e Elbasan nga 21 emra që ishin në garë, më shumë vota kanë deputeti Dashnor Sula 550 vota dhe pedagogu Blendi Himçi me 490 vota, Ilirjan Alliu me 421 vota dhe Aurel bylykbashi me 343 vota.

Fituese e primareve në Vlorë është deputetja Ina Zhupa, me 765 vota, i dyti është ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha 488 vota dhe e treta renditet ish-kryetarja e PD-së së Sarandës, Manjola Nikollo 402 vota.

Related article  E fundit! Të shtëna masive të paktën 3 të vr*rë dhe mbi 10 persona të pl*gosur! Dyshohet për h*kmarrje mes dy familjeve

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike deklaroi se në procesin e Primareve që u mbajt në të gjthë vendin kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

Published inLajme