Skip to content

Aksident i rëndë me disa të plagosur në aksin Fier-Levan, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Levan, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas burimeve nga vendngjarja, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Related article  E bujshme, del emri i mikut personal te Edi Rames qe kryente transaksione financiare ne SHBA ne emrin e...

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për rregullimin e trafikut

Njoftimi i policise

Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

Related article  'Ta vëmë bast...', Arjan Curi: Nëse Berisha heq non-gratën me 6 milion dollarë, atëherë…

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Pas 34 vitesh nga roli, Muharrem Hoxha na shkrin, tregon ç’bën mëngjes, drekë, darkë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Published inLajme