Skip to content

Arrestohet persoanzhi i njohur i Tik Tok! Përplasi me makinë një plakë

Klevisi Shano, i njohur ndryshe si “Klevisi i Pojanit”, një i ri aktiv në rrjetet sociale dhe veçanërisht në TikTok, është arrestuar nga Policia e Korçës!

Ai akuzohet se përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia e Korçës, pas një hetimi të kujdesshëm, arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë.

Related article  I ka futur motrën në...Veliaj drejt marreveshjes se bujshme, ja cfare i ka 'premtuar' Edi Rama

Pritet që brenda 48 orëve të vendoset dhe masa e sigurisë ndaj tij. Sipas burimeve nga spitali rajonal i Korçës, e moshuara e aksidentuar ndodhet ende në pavion dhe po merr mjekim, por nuk është në rrezik për jetën.

Related article  Tërmet i fuqishëm 6.2 ballë, banorët dalin jashtë. Ja ku ishte epiqendra
Published inLajme