Skip to content

Gazetarja zbulon detajet befasuese! Ja përse u thërrit Gazmend Paja në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar arsyen përse aktori Gaz Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Paja është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, dhe se gjatë hetimit i është sekuestruar telefoni. Ajo shtoi se janë pyetur përsëri edhe disa vartës të Ajola Xoxës dhe ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 në Sky Tower.

Related article  Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë dhe shumë surpriza për ju

Shumë persona të tjerë pritet të thërriten në ditët në vijim, teksa hetimet janë duke u zhvilluar me shpejtësi.

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala.

Related article  Ngjarje e rëndë... Vranë 10-vjeçaren, dënohen me burgim të përjetshëm babai së bashku me njerkën, deklarata shokuese për policinë: E dënova…...

Gazment Paja në momentin që doli nga SPAK, tha me “humor” se ishte për kafe me prokurorin, dhe shkoi për ti dërguar telefonin pasi i kishin ngatërruar!

Related article  Spartak Ngjela plas bomben! Ja urdhrat qe Berisha mori nga Beogradi, nderhyrja e SHBA dhe SPAK
Published inLajme