Skip to content

E trishtë/ Ndërron jetë artisti i madh shqiptar

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare në Zvicër, Astrit Leka.

Burimet bëjnë me dije se Leka është ndarë nga jeta në orët e hershme të mëngjesit në spitalin e Gjenevës (HUG), në moshën 100-vjeçare (20 dhjetor 1924 – 24 shkurt 2025).

Related article  Tronditëse! Mësuesja humb jetën ne shkollë, ja cfarë i ndodhi papritur

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Më tej mësohet se Leka la pas dy vajza, Brikena Leka dhe Dasara Limbert-Leka, si dhe një mbesë dhe një nip, Elena dhe Eric.

Related article  Kompania Dimal që ka importuar mishin me Salmonelë sponsor i Big Brother: Godet “Brryli Broadway”, Salmonela…

Astrit Leka ishte një figurë e shquar në diasporën shqiptare, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes kombëtare. Duke ndjekur shembullin e shumë intelektualëve të tjerë nga Shqipëria, ai kërkoi azil politik në Zvicër në maj të vitit 1990. Veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe një patriot i palëkundur, ai mbetet një shembull integrimi dhe një model i rrallë që nuk e harroi kurrë vendin e tij të origjinës.

Related article  FOTO/ E rëndë! 42-vjeçari gjendet i copëtuar brenda një valixheje. Emri

Një nga kontributet më të spikatura të profesorit Leka është vendosja e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë, më 1 nëntor 1997.

 

Published inLajme