Skip to content

Çuditen banorët, Rozana “zhduket” për disa orë nga shtëpia e BB: “Kujdes mikrofonin…”(Video)

Në përplasjet mes tyre në Big Brother VIP Albania, Gerta Gixhari e ka akuzuar disa herë Rozana Radin se ka privilegje dhe merr informacione të fshehta, duke u bazuar në qëndrimet e zgjatura brenda “Dhomës së Rrëfimit”.

Related article  Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Rozana ka mbrojtur veten duke thënë se është e lirë të rrijë në Dhomën e Rrëfimit sa të dojë, ashtu si çdo banor tjetër.

Megjithatë, situata është komplikuar edhe më shumë pas një deklarate të Aldos, një tjetër banor i shtëpisë, i cili ka shtuar dyshimet me një koment të fortë.

Related article  Tragjedi në det - Përmbyset gomonia plot me pasagjerë, vdesin tre motra minorene

Gjatë një diskutimi, Aldo tha se nuk e kishte parë Rozanën për më shumë se 2 orë, duke vënë në dyshim se ku mund të kishte qenë ajo. Ai shtoi se as në dhomën e gjumit nuk ndodhej, çka ka ngjallur spekulime në rrjet.

Related article  Adriatik Lapaj bën deklaratën e pazakontë: Mua, Edi Rama më ka ....

Për më tepër, produksioni ndërhyri menjëherë, duke e ndaluar diskutimin me një mesazh të qartë: “Aldo, kujdes mikrofonin.”

Published inShowbizz