Skip to content

Mikesha e Veliajt/ Luiza Gega tërhiqet nga garat: Dua të bëhem nënë!

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa. Ajo zbuloi në programin FitStation vendimin për t’u tërhequr përfundimisht nga garat.

Pas lojërave olimpike unë u mendova se çfarë do të bëja me veten, karrierën. Nuk është një vit i lehtë për mua dhe pse unë kam përgatitur veten për këtë moment. Por dua të bëj një hap po të rëndësishëm në jetë që këtë herë nuk ka lidhje me karrierën, unë jam rritur në një familje të madhe me shumë nipër e mbesa dhe dua ta përjetoi këtë ndjesi. Në një moment tjetër ndoshta do flas për partnerin pasi mund të jetë një histori e bukur për t’u treguar”- tha Gega për News24.

Related article  Lobimi 6 milionë $ në SHBA, Reagon Nuredin Seci që firmosi kontratën për PD

Moderatorja: Ka patur aludime të shumta që partneri është trajneri Taulant Stërmasi?

Luiza Gega: E thashë që në një moment tjetër do flas për këtë, tani po them që dua të bëhem nënë. Çdo gjë kërkon kohën e vet për t’u thënë.

Related article  26 vjecarja që i mori jetën të atit në një lidhje dashurie me 55 vjecarin e martuar, ja cfarë dëshmon ai në polici!
Published inLajme