Skip to content

Loredana në “Grande Fratello”?/ Shokon gazetari: Jozi duhet të…

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Andi Vrapi për të komentuar banorët e “Big Brother VIP4”. Lidhur me aludimet e nominimit më të fundit, Andi u shpreh:

“Vetëm fakti që pyetja është kë preferoni më shumë është indicie që s’kemi të bëjmë me eliminim, por me diçka tjetër. Për sa kohë në nominimin e kaluar doli Krisa dhe as Livia, as Loredana dyshoj që kemi të bëjmë me eliminim. Më shumë me surprizë. Do jetë diçka shumë interesante”.

Related article  Zbulohet “skema” e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

Por jo vetëm kaq, pasi Vrapi hodhi aludimet se Loredana mund të shkojë te “Grande Fratello”.

 “Loredana mendoj shkon në Grande Fratello. Pyetja është kë preferoni më shumë, ajo ka qenë aktive, i është shtuar mbështetja në rrjet. Mendoj që Loredana ka më shumë shanse të dalë e preferuara e votuesve dhe të presë biletën për në Itali. Jozi do bëjë këngë italisht do kapë tregun italian”, tha Andi.

Related article  Miriam Cani publikon foto me vajzën, nënë e bijë krahë njëra-tjetrës

 

Published inShowbizz