Skip to content

“Ferr do t’a bëj jetën këtu”/ Agravon debati mes Gertës dhe Valbonës: Për 24 orë të nxjerr nga shtëpia…

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë sot të ashpra dhe me tone shumë të larta. Valbona ka bërë sherr me Danjën dhe Gertën, të cilat e akuzuan atë për papastërti në lavandari. Këtë të fundit duhet t’a pastrojë Valbona, duke qenë se ia ka lënë si detyre Gjesti që është lider.

Teksa Gerta i tha Gjestit dhe Valbonës që të mos e kopjojnë, Valbona iu kthye keq, duke i kujtuar fjalët e ashpra që ajo i kishte thënë.

Related article  I mbijeton aksidentit tragjik, por humb jeten njeriu i zemres, gazetarja e njohur dritheron me reagimin e saj

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Gerta kishte në dorë një furçë të makijazheve dhe ia vendoste në fytyrë Valbonës. Kjo e fundit iu kthye duke i thënë:

“Ku do shkosh kur të dalësh këtu? Dhëmb për dhëmb do më kesh, ferr do t’a bëj”.

Pjesë nga debati:

Valbona: Është super manipulatore, shpifëse

Gerta: Gjej ndonjë gjë të re se ke ngelur mbrapa shumë

Related article  “Ajo është kriminele”/ Debat i ASHPËR mes Gertës dhe Eglit: Je më e ligë se Rozana

Valbona: Unë? Gerta Gixhari laje gojën se do t’a laj unë gojën në këtë shtëpi

Gerta: O kopjace

Valbona: Provo të më prekësh dhe njëherë dhe do e shohësh se ku do përundosh

Gerta duke e pikturuar: Si kloun

Valbona: Çfarë po bën? Ku je mësuar kështu? Më pikturu pak, qelbësirë, ik moj shushkë, shpifëse

Gerta: Nuk dua të merrem seriozisht me ty Valbona, se të nxjerr për 24 orë nga shtëpia

Related article  Zili apo… Çfarë ka ndodhur mes motrave Gixhari? Zbardhen PRAPASKENAT e ‘KRlSJES’ së marrëdhenies mes tyre?

Valbona: Palaço femër, ferr do t’a bëj jetën në këtë shtëpi Gerta Gixhari

Gerta: Mos u merr me mua. I nxjerr ato fjalë pa asnjë pikë përgjegjësie. Hajde të afrohesh se të pikturoj sërish, nuk t’a mban tani

Valbona: Ku do shkosh kur të dalësh këtu? Dhëmb për dhëmb do më kesh, ferr do t’a bëj

 

Published inShowbizz