Skip to content

Shqipëri/ Plagosen dy persona, detajet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG, me drejtues shtetasin  Edmond Terova, është përplasur me automjetin me targë AA710 BV, me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj.

Related article  Rruga për luftimin e kancerit nga nutricionist Altin Joka

Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës, mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Related article  Zbulohet emri i kandidatit te PS qe u kap me gruan e kolegut, dalin fotot e tij dhe te saj

Siç shihet edhe në foto, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Related article  Si ndikon obeziteti në shëndetin e fëmijëve?

 

 

Published inLajme