Skip to content

“BKH kontroll në zyrën e zyrtarit të lartë”/ SPAK po kërkon një politikan të rëndësishëm, dyshohet se është arratisur

Analisti Arjan Curi deklaroi në Top Story se dy ditë më parë BKH ka pasur një kontroll në zyrën e një zyrtari shumë të lartë.

Ai tha po ashtu se SPAK është vënë në kërkim të një tjetër zyrtari të lartë i cili sipas Currit është arratisur dhe nuk ndodhet në territorin shqiptar, por të dyja këto raste nuk dha emër.

Related article  Tronditëse! Vajza 5 vjecare suImohet nga ujku - Detajet

“SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera.

Para dy ditësh në një shumëkatëshe përballë katedrales politike, BKH ka mësyrë në zyrë e një politikani të lartë nga ata që flasin për përmirësim, etj, dhe i ka marrë laptop dhe çdo gjë që është gjetur në atë zyrë.

Related article  Tiranë/ Gjendet i vrarë me armë zjarri 60-vjeçari. Dyshimet

Është bërë një sulm më i rëndësishëm se sulmi i Veliajt, ky personazh është më i rëndësishëm.

Këto ditët e fundit është dhënë alarmi ‘le të arratiset kush të mundet’, veç disa drejtorëve të rëndësishëm, është arratisur një nga personazh politikan dhe funksionar i lartë që nuk gjendet në territor dhe po e kërkon SPAK. Unë personalisht jam pro arratisjes, sepse po nuk arratise këta të arrestojnë”, tha Curri.

Related article  'Para per te blere vota me furgon policie ne Kukes', SPAK shpall ne kerkim dy persona

Ndërkohë pas kësaj deklarate, Lorenc Vangeli tha: Në këto moment, fola me burimet e mia dhe më thanë që nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH-ja përballë Katedrales Katolike.

Published inLajme