Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një kopsht fëmmijësh në Tiranë.
Burimet policore bëjnë me dije një edukatore ka goditur me shuplakë një fëmijë të mitur.
Për rrjedhojë të ngjarjes mamaja e fëmijës denoncoi edukatoren në polici.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj” njofton policia.
DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 19 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin B. M., 67 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një subjekti, pasi punonjësi i këtij subjekti, shtetasi A. S., 43 vjeç, është dëmtuar gjatë punës, duke shkarkuar gazin nga autoboti në një depozitë. 43-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. D., 59 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi Y. Xh., 34 vjeç, duke punuar në banesën e 59-vjeçarit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
F. H., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
A. Sh., 36 vjeç, pasi në një servis, ka ndaluar automjetin në mënyrë të parregullt, duke penguar hyrje/daljen e mjeteve të tjera, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të kryer testin e alkoolit;
B. K., 60 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. Ç. dhe ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.
Rreth orës 01:10, në rrugën “Peti”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i banesës së saj, shtetasja E. H., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.