Skip to content

Tragjedi/ Adoleshenti u merr jetën punonjësve të qendres tregtare. Dalin detajet e para

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur së fundmi në një qendër tregtare ku thuhet se një adoleshent vrau dy gra me thikë në Çeki.

Arsyet e sulmit mbeten të paqarta edhe pse dyshohet se mund të jetë një sulm terrorist.

Related article  'Ka lidhje deri te Ilir Meta' Arrestimi i te fortit te droges ne Dubai, habit Klodiana Lala

Policia aktualisht po heton motivin e sulmit në qytetin 110 km në lindje të Pragës.

Fillimisht policia njoftoi se viktimat ishin plagosur në sulm, përpara se më vonë të raportonte se kishin vdekur nga plagët.“Edhe pse ne ishim në vendngjarje brenda pak minutash nga raportimi, të dy viktimat pësuan lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin me gjithë përpjekjet e mjekëve ”, tha policia në një postim në X.

Related article  E TMERRSHME ne Shqiperi, Ndalohet per dy dite varrosja e gruas, nuk e lene sepse eshte egjiptiane

Një zëdhënës i policisë deklaroi për faqen e lajmeve në internet se sulmi ndodhi në një dyqan në qendrën tregtare të jashtme.

Related article  Deklarata shokuese e Fatos Nanos: Edi Rama i lidhur me krimin, me kane kercenuar me jete, emrat…(Video)

Viktimat ishin punonjës të dyqanit. Një ndihmës mjek që iu përgjigj në vendngjarje raportuan  për mediat lokale se përpjekjet e për ti sjellur në jetë zgjatën rreth 40 minuta.

Published inLajme