Skip to content

“Ti më ke ngelur pa vrarë”| Seanca e “Plumbit të Artë”, avokatja: Dumani më kërcënoi

Seanca e radhës për çështjen e njohur si “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione, pasi një avokate pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë procesit gjyqësor, avokatëve iu dha e drejta të drejtonin pyetje ndaj Dumanit për ngjarje të ndryshme kriminale. Një nga avokatët e të pandehurve ndërhyri, duke pretenduar se Dumani e kishte kërcënuar.

Në momentin kur gjykata vendosi të ndërpriste seancën për një pushim 10-minutësh, avokatja mori fjalën dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të trupës gjykuese.

Related article  Pak orë nga heshtja zgjedhore, kampi rozë dhe blu gati për takimin përmbyllës në Tiranë! Cfare pritet te ndodhe

“Para se të ndërprisni seancën, ju lutem të dëgjoni procesverbalin audio. Teksa po flisnit, i penduari më tha: ‘Do merrem dhe me ty, më ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të lejojmë kërcënime të tilla!” – deklaroi avokatja.

Gjatë pyetjeve të drejtuara nga avokatët, Dumani dha detaje mbi jetën e tij dhe përfshirjen në veprimtari kriminale:

Sokol Hazizaj: Në cilat qytete keni jetuar?

Nuredin Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, më pas kam jetuar në Durrës dhe kam lëvizur herë pas here. Në vitin 2020 kam marrë një apartament në Elbasan, përballë parkut.

Related article  Del audiopërgjimi, Trump kercenon hapur Kinën: SHBA do të bombardojë Pekinin, nese...

Avokati: A i njihni rrugët e qyteteve ku keni jetuar?

Dumani: Varet, disa rrugë i njoh më mirë se të tjerat.

Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?

Dumani: E njoh nga Talo Çela, që nga viti 2010-2011. Ai kishte një lokal pranë shtëpisë së Talos në Bradashesh.

Dumani tregoi detaje për grabitjet e organizuara me Gentian Sharrën, duke përmendur një ngjarje të rëndësishme në Elbasan:

Related article  Kryeministri që në mëngjеs jер lаjmin е mirë рër реnsiоnistët

“Në vitin 2011 ose fillim 2012, kemi grabitur një argjendari në Elbasan. Viktimën nuk e kisha parë më parë, por e kishte planifikuar Gentian Sharra, i cili kërkonte të merrte pjesë sepse ishte një grabitje e madhe.”

“Ilirjan Keçi dhe unë do shkonim të parët dhe do ta godisnim viktimën në një parkim të një lagjeje të vjetër. Ai po shkonte drejt makinës së tij, një ‘Benz’ i vjetër. Më pas, Talo Çela dhe Sharra do të vinin më vonë.”

Published inLajme