Skip to content

Deklarata e FORTË e Nuredin Dumanit në gjyq: Vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të deputetit

Në një seancë të tensionuar gjyqësore, Nuredin Dumani, bëri një deklaratë të fortë, duke pranuar se ka qenë pjesë e një grabitje të realizuar në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës.

Ai tha se Dorian Shkoza i ka thënë se banesa ku është bërë vjedhja është e dhëndrit të Agron Dukës.

Related article  Numerohen 379 kuti, ja sa mandate marrin secila parti nese do ishte rezultati final

Dumani theksoi se së bashku me të tjerë kishin vjedhur një shumë prej 500 mijë eurosh, të fshehura në një banesë në Shijak dhe Vilbashtovë.

Ai tregoi gjithashtu se grabitja ishte kryer me makinën e tij, të cilën e kishte bërë të paidentifikueshme duke hequr targat.

Related article  Nga deshmitar i historise ne ekzekutor me litar! Dosja qe trondit. Cfare tha Petrit Cakri naten kur u vra Azemi dhe si e mbyti 23-vjecarin

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Collakut, i late leket dhe u larguat.

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numeruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numeruar leket.

Keni kryer grabitje banesash?

Related article  Nese zgjedhjet mbahen sot! Ja ke votojne shqiptaret! Sondazhi amerikan i Top Channel befason

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi  500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Published inLajme