Skip to content

Te lidhur prej kohesh? Jozi Marku sqaron troc marredhenien me Valbonën: Ja kush na njohu (Video)

Joz Marku, pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP Albania 4, ka folur për herë të parë në disa studio televizive për ngjarjet që ndodhën brenda shtëpisë. Përjashtimi i tij erdhi pas një deklarate të rëndë që ai bëri në drejtim të banorit tjetër, Gjestit.

Related article  Stresi i revoltuar me banorin e ri: “Ah moj e mjera Shqipëri. Më ngjan me…”

Në një intervistë në programin “Wake Up”, ai ka sqaruar marrëdhënien që ka me Valbona Mhilli.

Jozi tha: “Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Ne njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi.”

Related article  Pranë Gjestit, Egli emocionohet kur sheh djalin e Gilit: “Zemra ime! Sa më ka…

Ai e theksoi se lidhja e tij me Valbonën është një miqësi e thellë, duke shtuar: “Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin.”

Related article  Ngjarje e rëndë në vend, ka humbje jete

Nga ana tjetër, Valbona ka deklaruar që Jozi është njohur me vëllezërit e saj dhe me disa shokë, duke lënë kështu hapësirë për më shumë komente rreth raportit të tyre.

Published inShowbizz