Skip to content

Merr fund dilema/ I afërmi i Kolë Manajt tregon arsyen e vërtetë të ngjares së rëndë në Shkodër

Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e së martës në Shkodër. Ajo u qëllua me plumb në kokë nga burri me të cilin bashkëjetonte.

Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, po me plumb në kokë i dha fund jetës. Për policinë e Shkodrës, ky është një krim pasioni me motiv xhelozinë, pasi deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë indicie për konflikte të tjera në çift.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula” ose siç njihet ndryshe tek ish-fusha e druve në Shkodër.

Related article  “Eh more Tan, ta dije ti…” , trupi i tij u nis nga Gjermania, përlot gruaja e tij me detajet

Çifti u gjet brenda makinës Volksëagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur.

Në brendësi të makinës, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjecari, Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten. Policia tha se 34-vjeçari humbur jetën në vend, ndërsa 44-vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, me plagë në kokë.

Burimet thanë se Anila Ndoka, punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës disa vite më parë. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë, njëri prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët me ish-bashkëshortin. Prej 4 vitesh bashkëjetonte me burrin që sot tentoi t’i marrë jetën.

Related article  Egli godet fort Olsin nga Big Brother Vip: E frikshme sesi ai…

Partneri i saj, Kol Manaj, ndërkohë ishte i papunë, por nuk kishte sjellje problematike. Së fundmi, thanë burimet ajo ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës, ç’ka mendohet se ka revoltuar Manajn.

I afërmi i Kolë ManaJ, në një intervistë ekskluzive për emisionin “ Me Zemër të Hapur” në News24, ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të.
Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë.
Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali”, tha ai.

Related article  Luftë midis Kinës dhe SHBA-ve?! Ja veprimi i fundit i Trump, tërbohet Kina

 

Published inLajme