Skip to content

U nda nga burri me 3 fëmijë dhe nisi të jetonte me 34 vjecarin! Historia e dashurise qe u be tr gjedi ne Shkoder (Detajet)

Kole Manaj është 34-vjeçari që ditën e sotme qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij dhe më pas veten.

Anila ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, ndërsa 34-vjeçari ka humbur jetën direkt.

Çifti bashkëjetonte prej 4 vitesh, por rrethanat e kësaj ngjarje vijojnë të mbeten mister.

44-vjeçarja Anila Prendushi mësohet se është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.

Trupat e tyre janë gjetur në një makinë tip ‘Tiguan’ në lagjen “Mark Lula”, por çifti nuk ishin banor të asaj zone.

Related article  “PO VD*S”/ Gazetari publikon mesazhin RRËQETHËS të pacientes me k*ncer: Nuk e blej dot ilaçin!

Brenda në makinë, policia ka gjetur edhe armën e krimit.

Anila Ndoka Prendushi, ishte nenë e 3 fëmijëve dhe prej 6 vitesh ishte e divorcuar. Prej 5 vitesh bashkëjetonte me Kolë Manaj.

Shkodra është tronditur ditën e sotme pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në lagjen ‘Mark Lula’.

Mësohet se Kole Manaj, ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën Anila Prenushi dhe më pas veten e tij.

Related article  Pyet mjekun: A duhet të ndryshoj dietën time nëse kam gurë në tëmth ?

E reja është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 34-vjeçari ka humbur jetën.

Krimi ka ndodhur në makinën e tyre tip ‘Tiguan’ dhe aty është gjetur edhe arma, tip pistoletë.

Policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Related article  Kush është shoku i jetes i Rita Latit qe mban fshehur prej 22 vitesh! Roza zbulon detajet e forta

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Published inLajme