Skip to content

Pas 34 vitesh nga roli, Muharrem Hoxha na shkrin, tregon ç’bën mëngjes, drekë, darkë

Muharrem Hoxha është padiskutim një nga emrat e mëdhenj të humorit shqiptar. Me humorin e tij ai ka bërë të qeshin shumë shqipëtarë.

Pasditen e sotme humoristi durrsak, ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”, në Top Channel, ku foli për rolet e tij.

Related article  Salianji flet per here te pare per marredhenien me Griden pas daljes nga burgu: Duhet te zgjedhe...

Në telekomedinë “Fjalëkryqi”, në të cilën aktor kryesor ka qenë Sejfulla Myftari, Rrema shfaqet në një moment teksa dhunohet nga e shoqja në rol, pasi nuk mund të gjenin dot përgjigjen e fjalëkryqit që po plotësonin.

Kjo skenë mbahet mend për pyetjen e famshme, “ç’bën mëngjes, drekë dhe darkë”.

Related article  E papritur, Gjon Shkambi rikthehet ne vendin ku nipi vrau gjyqtarin Kalaja, ja cfare kerkon

E pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari në lidhje për këtë skenë, Rrema tha se dhuna është ushtruar me të vërtetë, duke shtuar me humor se aktorja inatin që mund të kishte me burrin ja nxori atij.

Related article  Mbyllet rinumërimi i votave për Tiranën – Ja rezultati i ri

“Ne e bëmë si sikur, por nuk doli mire. Më tha regjisori dy minuta është, por në fakt aktorja të gjithë inatin me burrin e vet ma nxori mua”, u shpreh Rrema.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

 

Published inLajme