Skip to content

Shakira anulon koncertin, shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka anuluar një koncert në Lima, Peru, pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve me stomakun.

Këngëtarja ka njoftuar përmes llogarive të saj në Instagram dhe X se mjekët i kanë rekomanduar të mos performojë.

Related article  Marrdhënie në mëngjes apo në mbrëmje, kush është më mirë?! Zbulohet dilema

Ajo shprehu keqardhje për këtë dhe theksoi se ishte shumë e emocionuar të takonte publikun e saj peruan.

Shakira ka shtuar se ekipi i saj po punon për të gjetur një datë të re për koncertin dhe shpreson që të mund ta realizojë sa më shpejt.

Related article  Kërcet grushti e 'fluturojnë' shishet në Palasë, ja ç'ndodhi në klubin e njohur kur këndonte Ylli Limani (VIDEO)

Këngëtarja kishte mbërritur në Peru të premten, ku do të performonte të dielën dhe të hënën, si pjesë e turneut të saj në Amerikën Latine. Turneu i Shakira-s do të vazhdojë në Amerikën Latine dhe më pas do të kalojë në Kanada dhe SHBA në maj.

Related article  Tërhoqi pas vetes zemërimin e publikut, Parashqevi Simaku i del në mbrojtje Pirro Çakos
Published inShowbizz