Skip to content

Aksident i rëndë në Roskovec, dy makina përplasen dhe marrin para tufën me dele, vdes çobani

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Suk 1 në Roskovec.

Sipas informacioneve paraprake aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1, ku dy automjete tip “ Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë  e goditjes së fortë janë dëmtuar mbi 30 krerë dele.

Related article  LAJM I FUNDIT – Policia mësyn në “News 24”. Ndërpritet sinjali! Gazetarët ndalohen të hyjnë në redaksi

Fatkeqësisht çobani ka ndërruar jetë. Të lënduar kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

Related article  Tragjedi në Vlorë! LAJM I FUNDIT - Nënë e bijë futen në det për tu larë, por ... VIDEO

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Related article  Ky eshte njeriu qe dyshohet per*dhunoi me vite Parashqevi Simakun/ Xhelati i komunizmit (FOTO+EMRI)

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Published inLajme