Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, mesazhe të Edi Ramës me një person, që sipas tij, ka qenë koka e krimit të organizuar.
Bëhet fjalë për një mesazh të vitit 2005, kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Sipas gazetarit Hoxha, mesazhi i publikuar është pjesë e një dosje prej 130 faqesh që ndodhet në SPAK, ku pjesë e saj është edhe Erion Veliaj.

