Skip to content

“Shkelje privatësie e tmerrshme”, Olta Gixhari reagon për publikimin e bisedës me Rozanën ka fshirë…

I ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Fan Club”, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.

Eni zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Related article  Climber who left girlfriend to freeze to death on mountain revealed her heartbreaking last words to him

Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni kur u pyet nga Heidi nëse akseson biseda më të gjera mes të dyjave.

“Shkelje privatësie e tmerrshme”, Olta Gixhari reagon indirekt

Përsa i përket marrëdhënies mes motrave Gixhari, nëse janë të vërteta fjalët se ato të dyja nuk flasin, Eni u përgjigj:

“Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë. Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq.”

 

Published inNEWS