Skip to content

Ilnisa Agolli konfirmon romancën e re me milionerin për Shën Valentin dhe “thumbon” ish-in(Foto)

Edhe pse ndarja e saj me moderatorin Meriton Mjekiqi është ende e freskët, gazetarja Ilnisa Agolli ka lënë të kuptohet se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, ajo është shfaqur e rrethuar me tullumbace në formë zemrash, lule, çokollata dhe një arush të madh, duke ngritur dyshime se ka një tjetër mashkull në krah.

Related article  “Më ka tradhëtuar…”, Egli flet për marrëdhënien me Aldon!

Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që i ka bërë këto dhurata, mbishkrimi i saj “Të zgjasë sa të dojë” duket si një thumb për marrëdhënien e saj të shkurtër me Meritonin.

Related article  Ngjarja tragjike ne vend, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare (FOTO+EMRAT)

Nga ana tjetër, edhe jeta private e moderatorit nga Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes. Prej kohësh përflitet për një romancë të tij me modelen e njohur, Iren.

Në një intervistë të fundit, kur u pyet për këtë lidhje, Meriton nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por la vend për interpretime duke thënë: “Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

Related article  Arjan Curri tregon sëmundjet e rënda që vuan Parashqevi: Ka nëvojë për mjekim

Ndërkohë, ai ka konfirmuar përfundimisht ndarjen me Ilnisën, duke pranuar se nuk kanë më kontakte dhe madje as nuk janë uruar për festat e fundvitit.

Published inShowbizz