Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ditës së hënë (10 shkurt) është arrestuar me urdhër të SPAK. SPAK përmes një komunikimi zyrtar, njofton se statusi i ‘dënuar’ i Veliajt, nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.