Skip to content

Lajm i zi per Elsa Lilen! Pas vrasjes se nenes, nje tjeter tragjedi ne familjen e saj

Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me dhimbje pas ndarjes nga jeta të avokatit të njohur Saimir Vishaj, dajës së saj, duke publikuar një mesazh lamtumire në rrjetet sociale.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ku presim në Funeral Alba 2000 për Përshëndetjen e fundit”, shkroi këngëtarja.

Saimir Vishaj u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Avokati kishte kaluar më parë një periudhë të rëndë shëndetësore, ndërsa pak ditë para vdekjes ishte rrëzuar në banesë dhe kishte përfunduar në gjendje kritike. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetonte.

Humbja e Vishajt rikthen në vëmendje një tjetër tragjedi të rëndë që ka goditur familjen dhe që ka shënjuar jetën e Elsa Lilës: vrasjen e nënës së saj, Eva Vishaj, motra e Saimir Vishajt.

Related article  Reagimi i regjisorit Çuli

Eva Vishaj u vra më 23 maj 1997. Ajo u gjet e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të të aksit Tiranë–Elbasan. Në atë periudhë Elsa Lila ishte vetëm 15 vjeçe dhe ndodhej në Itali, ku kishte shkuar pak muaj më parë.

Vetë këngëtarja ka rrëfyer vite më vonë se nuk mundi të kthehej menjëherë në Shqipëri për të parë të ëmën për herë të fundit. Në një intervistë të vitit 2025, ajo tregoi se kufijtë ishin të mbyllur dhe se kur u kthye në Shqipëri, muaj më vonë, kishte mundur të shihte vetëm varrin e saj.

Vrasja e Eva Vishajt u kthye në një betejë të gjatë ligjore për familjen. Elsa Lila ka treguar se, që në moshën 15-vjeçare, numëronte ditët deri sa të mbushte 18 vjeç për të mundur të ndiqte vetë çështjen dhe se, sapo arriti moshën madhore, mori një avokat penalist për dosjen e nënës së saj.

Related article  Dokumentet që duhen për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi

Edhe Saimir Vishaj ishte përfshirë publikisht në këtë betejë. Si vëllai i Eva Vishajt dhe një prej avokatëve penalistë më të njohur në vend, ai kishte reaguar ndër vite për zhvillimet gjyqësore të dosjes dhe kishte kundërshtuar vendime që, sipas tij, cenonin drejtësinë për motrën e vrarë.

Për vrasjen e Eva Vishajt u akuzua Albenc Ago. Ai u dënua fillimisht me 20 vite burg për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, ndërsa çështja kaloi më pas në disa etapa gjyqësore dhe rigjykime.

Related article  Reagon me urgjence julian deda

Elsa Lila ka folur disa herë publikisht për dhimbjen që i la humbja e nënës, duke e konsideruar atë ngjarjen që do të donte të ndryshonte nëse do të mund të kthente kohën pas. Ajo ka thënë se, edhe pas shumë vitesh, e ka pasur të vështirë ta pranojë plotësisht humbjen.

Tashmë familja përballet me një tjetër humbje të rëndë. Saimir Vishaj, i cili për dekada ishte një nga figurat publike më aktive të familjes dhe një zë i fortë edhe në betejën për drejtësi për motrën e tij, do të përcillet në banesën e fundit në Funeral Alba 2000.

Published inNEWS