Skip to content

FOTO/ Aksidenti tragjik/ Ky është ushtaraku nga Gjirokastra që ndërroi jetë

Qemal Nisllaj është ushtaraku nga fshati Hormovë i Gjirokastrës që ndërroi jetë mëngjesin ë kësaj të premte në afërsi të Urës së Kardhiqit. 62 vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge, duke vdekur në vendngjarje.

Related article  E FUNDIT – SHBA përfshihet në lʋftȅ! Mediat nxjerrin zbuluar prapaskenat e sʋlmit të fundít

Qemal Nisllaj ishte Shefi i seksionit të rekrutimit të ushtarakëve në qarkun e Gjirokastrës. Ikja e tij e parakohshme nga jeta ka trishtuar familjen, miqtë dhe të gjithë kolegët e tij në Forcat e Armatosura.

“Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Qemal Nisllaj, 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Related article  E papritur! Donald Trump jep lajmin që priste gjithë bota: Së shpejti ...

Shtetasi Qemal Nisllaj, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhej në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës, dhënë këtë mëngjes.

Related article  “Prindërit e tij s’më donin se kisha TikTok”/ Lulëkuqe Paja braktiset në muajin e 6-të të shtatzënisë nga bashkëjetuesi

Published inLajme